“Heshtja që vret, klithma e vërtetë e luftës” në ditën e dytë të serive po vazhdon transmetimin e një rrëfimi ekskluziv se si ndodhi dhunimi nga forcat serbe kur ishte vetëm në moshën 11 vjeç.
Gruaja që po tregon përjetimet e saj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin, fillimisht tregoi se sytë e saj panë shumë.
“Po, ata lypnin para dhe ari edhe grave që s’iu dilshin unazat e martesës prej gishtave, ata e nxirrnin me zor, e këputnin, ka raste kur i kanë këputur me çka kanë mundur veç me ua nxjerrë dukatin. Ata kanë qenë të dehur. Edhe pa më ndodhur mua fatkeqësia e asaj është një rast që ma prekë shpirtin sot e asaj dite. Ka qenë një burrë i moshuar në atë vend me neve në kolonë, i shkreti ka qenë i moshuar, edhe mbesa e tij në atë objekt ku ishim ne, mbesën e tij e kanë çu në këmbë ata dy ushtarë edhe e kanë zhveshur para të gjithëve, ne ishim të ulur, edhe para gjyshit të vet, e kanë zhveshë, e kemi parë ne të gjithë, por nga dhimbja dhe marrja ne e ulnim krytë në atë kohë..
E mbijetuara: Jo, s’kishe as qysh me reagu, edhe e kanë lënë atë për disa minuta të zhveshur para neve të gjithëve. Një grua tha thuajeni një dovë ndoshta mbrohemi diqysh, e thoshte me zë të lartë dhe e mbante atë shaminë e bardh në dritare, por nuk kryente punë asgjë, për disa orë, s’kryente punë asgjë. Pastaj motra ime e kishte motren time të vogël, motra ime e madhe…”
Për të e për motrat e saj ky ishte vetëm fillimi i tmerrit.
The post Rrëfimi i të mbijetuarës: Serbët e zhveshën mbesën para gjyshit të saj appeared first on Kosovapost.net.