Rrëfimi i padëgjuar i gazetares Mira Kazhani, ndan për herë të parë me publikun diagnozën dhe betejën e saj nga sëmundja e rëndë

Gazetarja e njohur Mira Kazhani ka folur për herë të parë publikisht për një kapitull të vështirë të jetës së saj – diagnozën me kancer në gji.

Rrëfimi i saj emocional u bë në episodin më të fundit të podkastit që ajo vetë drejton, duke i dhënë zë një beteje personale që deri më tani e kishte mbajtur larg syrit të publikut.

“Besoj se ka ardhur koha ta ndaj publikisht, ‘dimrin e jetës time’. Një vit më parë, më 2 nëntor 2024, mora lajmin që për çdo grua do të kthehej në makth. U diagnostikova me kancer në gji”, rrëfen Mira, në një deklaratë të ndjerë që shënon edhe momentin e parë kur ajo flet hapur për sëmundjen.

“Që nga ajo ditë jeta ime ndryshoi përgjithmonë. Kam kaluar një vit mes klinikave, spitaleve, terapive, e gjithë këto. Ajo çfarë keni parë ju nga unë online, përgjatë podkasteve të ndryshme ka qenë vetëm gjysma ime. Gjysma tjetër zhvillohej në betejë. Në atë kohë zgjodha të heshtë, të përqendrohem te shërimi im dhe te mos bëhem lajm ne rrjet, sot ndihem mirënjohëse ndaj atyre kolegeve që e mësuan situatën time por nuk e shpërndan apo bënë tituj për klikime. Kjo më dha mua qetësinë, për t’i përqendruar të gjitha energjitë tek shëndeti im. Ashtu si dhe nuk solli shqetësime te prindërit e mi, të cilat deri vonë nuk e kanë ditur për sëmundjen time”.

Mira ka deklaruar se të gjitha këto përjetime ka vendosur t’i ndajë më gjerësisht përmes një libri, të cilin e nisi në muajin shkurt derisa e ka titulloi “Një Ditë Tjetër”.

Në këtë libër, ajo rrëfen përvojat e saj nga tri këndvështrime: si grua, si paciente dhe si gazetare.

Në episodin më të fundit të podkastit të saj, gjatë një bisede të ndjerë me një nga mikeshat e saj të afërta, Mira rrëfen për herë të parë periudhën e vështirë të trajtimit, përjetimet emocionale dhe sfidat që e shoqëruan pas diagnozës me kancer në gji.