Rrëfim i dhimbshëm: Adnan Hyseni tregon se si e humbi vëllain

Ish-ushtari i UÇK-së, Avni Hyseni, vdiq me 31 dhjetor pas gjakderdhjes që pati në tru.
Vëllai i tij, Adnani në një emision në TV Dukagjini ka rrëfyer se si i ishte përkeqësua gjendja e Avnisë.
Sipas tij, neglizhenca që ti bëhen analizat e CT-ja, ka bërë që vëllai i tij të mos arrijë t’i mbijetojë gjakderdhjes në tru.
Ai për këtë, sot ka dorëzuar kallëzim penal.
“…Ata kanë thënë që duhet me i jep infuzion, motra i ka thonë se paku me shiku shtypjen e gjakut. Kur ja kanë matë shtypjen, kanë vrejtë që ka shumë gjak. Edhe vllau i ka thonë që ka jep gjithë gjakë, kushdo që ka pas nevojë. Ata kanë propozu me heq gjakë 350 mililitra gjakë edhe ia heqen. Edhe vllau i tha sytë pak mi keni qelë, por prapë po kam dhimtë. Motra në spital që e ka pranu vllahun i ka thënë një asistenti që vllau po ka dhimtë. Por, tani mjekja i ka thanë me shku në shtëpi, e ditët në vijim me i bë analizat e tjera. Tash jemi nis për në shtëpi, rrugës kem ble qokollade. Sapo ka hy në shtëpi, motra u kanë pas tij, kur u hi në shtëpi e ka për tokë të shtrirë Avninë. E kanë pa gjendjen e tij, e kemi marrë e kemi shti në kerr e shpejt jemi nis për në spital. E kemi shiku vazhdimisht apo i rrah zemra, kur motra tha i pushoj zemra. Pa shenja jete e kemi dergu spital. Por, tani mjeket e QKUK pas përpjekjes prej gjysmë ore ose me shumë, e rikthyen në jetë. Ia kanë be të gjitha analizat, edhe CT, dhe jemi njoftu se ka gjakderdhje masive. Vonesa në ekzaminim dërgoi deri në gjakderdhje. Nuk e akuzojmë spitalin e Pëjës e as askënd pse nuk ja kanë parandalu gjakderdhjen, por ne si familje kem bo kallëzim për shkak të asaj se nëse vllau ish ndalë në spital dhe sulmi kish me ndodh aty, nuk kish pas nevoje me mbetë pa oksigjen e gjendja me ju rëndu….” ka thënë Adnani.
Sipas tij, vëllau nuk po trajtohej me terapinë e duhur në spital