Gareth Bale nuk u habit prej shkarkimit të Xabi Alonso nga Real Madridi. Në një intervistë për podcastin “Stick to FootballMagazine”, uellsiani foli për kohën e tij te “Los Blancos”, Ancelotti, Zidane, CR7, Sergio Ramos dhe të tjera. Bale zbuloi se ishte shumë pranë transferimit te Manchester United: “Nuk më habiti largimi i Xabi nga Reali, klub ku duhet të jesh me veti menaxhuese të mëdha, jo strateg i jashtëzakonshëm”.
Ai tregoi se Manchester United ishte interesuar, por zemra e tij ishte te Real Madridi, ku fitoi tituj të mëdhenj, përfshirë 5 Champions League dhe 3 La Liga. Për Florentino Pérez shtoi: “Real Madridi i jep prioritet Champions League, kjo e bën Perez presidentin më të mirë në historinë e klubit”.
Bale krijoi një lidhje të jashtëzakonshme me Cristiano dhe Benzema, “BBC”: “U kuptuam shkëlqyeshëm, ishte natyrale, nuk bëmë shumë punë taktike”. Cristiano u transformua në një golashënues të madh pas disa sezoneve, teksa Bale tha për shpejtësinë: “A isha unë më i shpejti në Madrid? Cristiano do të thoshte e kundërta, por them se isha vetë më i shoejti”.
Ai vlerësoi liderin e ekipit: “Mendoj për Ramos… Cristiano ishte lider nga vetvetja”. Për lojtarë të rinj asokohe si Dani Carvajal: “Si bulldog…, ishte shumë i dobishëm”. Bale përmendi marrëdhëniet me Ancelotti dhe Zidane: “Trajneri më i mirë me të cilin kam punuar? Carlo Ancelotti. Zidane na trajtonte si shokë, na impononte respekt me karrierën që ka pasur si futbollist”.
Për Modric dhe Kroos: “Nuk e humbisnin kurrë topin…, më të ngjashmit me Zidane që kam parë”. Hazard sipas tij ishte më i dobëti. Ai hodhi dritë mbi keqkuptimet për golfin dhe marrëdhënien me mediat: “Vetëm doja të luaja futboll, të shkoja në shtëpi dhe të qëndroja me familjen… U ndjeva i sulmuar nga mediat”.
The post Rrëfehet Bale: Te Real Madridi duhet të jesh menaxher i madh, jo strateg i jashtëzakonshëm appeared first on Telesport.










