Rrahmani: Kurti synon eliminimin politik të Osmanit, vendi përballë rrezikut të autoritarizmit

Deputeti i PDK-së, Eman Rrahman thotë se Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje synojnë eliminimin politik të presidentes Vjosa Osmani.

Krahas kësaj, ai thotë se partia në pushtet mban qasje përjashtuese ndaj çdo partie opozitare. “Vendi, shoqëria dhe demokracia janë në rrezik serioz”.

Sipas tij, sot kemi vetëm dy rrugë.

“Ose shkojmë në zgjedhje të reja dhe ia kthejmë vendimin qytetarit, Ose heshtim dhe lejojmë që vendi të rrëshqasë drejt një autoritarizmi të plotë, me prirje drejt një diktature”, shkruan ai.