Eman Rrahmani nga Koalicioni për Familje ka mbajtur konferencë për media pas përfundimit të procesit zgjedhor.
Rrahmani ka deklaruar se po presin rezultatet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe se nuk iu besojnë Exit Polleve.
“Do të presim rezultatet që janë duke u numëruar nga KQZ. Jemi falenderuar për secilën votë që është dhënë për Koalicionin për Familje. Ky koalicion ka fillimin e tij tash e dy muaj, do të vazhdojë të jetë prezentë në skenën politike, presim rezultate të mira. Çfarëdo qoftë rezultati, është rezultati punës tonë, dhe është rezultat që populli na kvlerësuar për aq sa kemi punu. Do të punojmë dhe do të angaazhohem iqë jemi pjesë konstruktive e vendit tonë.
Presim rezultatet preliminare, ato të Exit Polleve, nuk besojmë që janë korrekte për asnjërin prej subjekteve politike, pasi që ato kanë dështu në saktësinë e tyre më herët, mirëpo e bëjnë për shkaqe të organizimeve të tyre që duhen respektuar, mirëpo gjendja në terren është më ndryshe. Po presim rezultate nga KQZ” – ka thënë ai.