Rrahman Jakupi zgjidhet Kryetar i Kuvendit Komunal të Shtimes

Sot është mbajtur vazhdimi i mbledhjes për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Komunal të Shtimes, ku në garë ishin dy kandidatë.

Kandidati Rrahman Jakupi ka marrë 12 vota, ndërsa kandidatja Yllka Fejzullahu ka marrë 9 vota.

Me këtë rezultat, Rrahman Jakupi është zgjedhur kryetar i Kuvendit Komunal të Shtimes.

Procesi i votimit është zhvilluar në mënyrë të rregullt dhe transparente, ndërsa zgjedhja e sotme shënon fillimin e një mandati të ri për drejtimin e Kuvendit Komunal të Shtimes.