Rrahman Jakupi: Investitori gjerman i tregoi gishtin e mesëm Kryetarit të Shtimes

Pas refuzimit të projektit gjigant solar me vlerë mbi 300 milionë euro, tensioni mes pushtetit të Qemajl Aliut dhe investitorëve raportohet se ka shpërthyer publikisht. Kryetarit PDK-së në Shtime, Rrahman Jakupi, sot ka shpërndarë, sipas tij, rrëfimin e Drejtorit të BLM WIND SOLAR KOSOVO, Kai Tönnies, duke e paraqitur si turp për kryetarin e komunës, shkruan Demokracia.com.

Sipas deklaratës së sotme të Jakupit, nënkryetari i kompanisë prestigjioze, Dip. Ing. Kai Tönnies, pas refuzimit të projektit gjigant solar 300 milion euro, ia ka treguar publikisht gishtin e mesëm Kryetarit të Shtimes, Qemajl Aliu, si shenjë përçmimi.

“Fillimisht e lavdëruan projektin, i ftuan investitorët me email, dhe sapo z. Kai Tönnies erdhi nga Gjermania në Shtime, Qemajl Aliu  pa asnjë arsye serioze refuzoi investimin historik prej 300 milion €. Kur Aliu tentoi t’i zgjaste dorën për “lamtumirë”, investitori gjerman nuk ia pranoi, por ia ktheu me gishtin e mesëm, duke i dhënë mesazhin që ky pushtet e meriton”.

Ky reagim vjen pas pretendimeve të Jakupit dje, që akuzonte kryetarin për “bllokim” të investimit dhe pas kundërpërgjigjes së Komunës, e cila argumentonte se procedurat ligjore dhe pronat në fjalë nuk ishin kompetencë e saj.

Jakupi shton se  “Sot, Aliu dhe sejmenët e tij përpiqen të arsyetohen me ‘gjoja kështu, gjoja ashtu…’. Por qytetarët e dinë të vërtetën: Shtimja ka humbur një investim mbi 300 milion €, vetëm pse kryetari i komunës nuk di përgjegjësitë e tij dhe e ka katandisur komunën tonë në mjerim për 4 vite me radhë. Ky është fundi i një pushteti të paaftë, që humbi mundësinë më të madhe të historisë së Shtimes!”.

Ky lajm thekson përplasjen mes opozitës lokale dhe pushtetit komunal, duke u fokusuar te humbja e një investimi të madh dhe reagimi publik i investitorit gjerman, një ngjarje që po përflitet në komunitetin e