Rrahje në sheshin e Podujevës, Policia jep detaje

Një rrahje ka ndodhur sot në sheshin e qytetit të Podujevës, ku një person ka amrrë lëndime.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ajo tha se dy të përfshirët janë arrestuar.

“Sot rreth orës 13:30 kemi pranuar informatën për një rrahje në Sheshin e qytetit  në Podujevë. Me të marrë informatën policia, ka dalë në vendin e ngjarjes nga ku jemi njoftuar se si pasojë e rrahjes një person është lënduar. Lidhur me këtë rast policia ka shoqëruar në stacion policor dy persona (njëri nga ta i lënduar) të cilët ishin të përfshirë në rast. Aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Ahmeti.

Raportohet për therrje me thikë mes disa të rinjve në Podujevë