Një rrahje ka ndodhur mbrëmë në lagjen “Dardania” të Prishtinës.
Për pasojë, pesë persona janë shoqëruar në Polici.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë, Enis Pllana.
“Mbrëmë rreth orës 22:30, kemi pranuar informatën për një rrahje në rrugën Lekë Dukagjini në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe ka shoqëruar 5 persona në stacion policor. Personat e lënduar kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa në koordinim me prokurorin 2 nga ta janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në përgjigjen e Pllanës.