Janë arrestuar katër persona në Klinë, pasi janë rrahur mes veten.
Në raportin 24 orësh policia njofton se ngjarja ka ndodhur në fshatin Gllarevë të kësaj komune.
“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që janë rrahur në mes vete. Të lënduarve i është ofruar tretman mjekësor”, thuhet në raport.
Tutje, policia njofton se me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar.