Një rrahje masive ka ndodhur dje në fshatin Qyshk të Pejës.
Tetë persona kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar në spitalin e Pejës për trajtim. Një nga të lënduarit është ndaluar në spital për trajtim të mëtutjeshëm ndërsa të tjerët pas tretmanit mjekësor janë liruar nga spitali, njofton Klan Kosova.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia për ta vënë situatën nën kontroll.
Njësitet policore kanë intervistuar gjashtë persona të dyshuar, ndërsa katër prej tyre janë dërguar në mbajtje ‘lëndim i rendë trupor’ ndërsa 2 (dy) janë liruar në procedurë të rregullt për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme.