Policia e Kosovës të premten në mbrëmje ka arrestuar pesë të dyshuar për përfshirje në një përleshje në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë.
Sipas Policisë, pesë persona kanë pësuar lëndime dhe kanë marrë trajtim mjekësor.
Njoftimi i Policisë:
Sot rreth orës 20:00 është pranuar informata për një rrahje në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë.
Me të marrë informatën policia, ka dalë në vendin e ngjarjes nga ku jemi njoftuar se si pasojë e rrahjes pesë persona janë lënduar dhe të njëjtit menjëherë kanë pranuar trajtimin e nevojshëm mjekësor .
Policia ka shoqëruar në stacion policor 5 persona të dyshuar të cilët ishin të përfshirë në rast.
Aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen.
Shoferët e autobusëve që janë në grevë përleshen mes vete pastaj edhe me Policinë