Ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka goditur me grusht gazetarin e Indeksonline, Ensar Ramadani, ky grushtim kishte ndodhur në sy të Policisë së Kosovës.
Shala kishte goditur me grusht gazetarin Ramadani, e tërë ngjarja kishte ndodhur në hyrjen kryesore të QKUK’së, ku në video-incizimet e publikuara shihet qartë sulmi i ministrit në detyrë dhe vërsuljet e tij për ta goditur përsëri.
Nga Prokuroria Themelore në Prishtinë ka refuzuar të tregojë se kush është prokuror në rastin i cili është iniciuar kundër ministrit në detyrë të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, i cili sulmoi fizikisht një gazetar.
Koha.net ka kontaktuar me zëdhënësen e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj për të marrë emrin e prokurorit të rastit, por e njëjta ka thënë se një gjë e tillë iu është ndaluar.
“Na është ndaluar të tregojmë emrin e prokurorit të rastit. Më vjen keq por nuk mund t’ua jap këtë informatë”, ka thënë ajo.
Ulaj tutje ka shtuar se rasti po vazhdon të hetohet dhe të trajtohet si ‘sulm’.
“Palët e përfshira në rast kanë dhënë deklaratat e tyre në Polici dhe tash rasti vazhdon në Prokurori në bashkëpunim me Policinë për grumbullimin e informatave dhe provave të tjera të cilat shërbejnë për rastin”, ka thënë tutje ajo.
Kujtojmë se gazetari Ensar Ramadani i portalit Indeksonline , po gjendej në hapësirat e QKUK-së, gjatë kohës kur i njëjti po raportonte për plagosjen e një këshilltari të kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
Pas këtij rasti, Inspektorati i Policisë ka kërkuar suspendimin e policëve të cilët nuk kishin ndërhyrë gjatë sulmit të Shalës ndaj gazetarit../gazetametro.net