Rozana Radi paralajmëron pjesën e dytë të hitit “Mr Yesterday” me Noizyn

Rozana Radi u shpall finalistja e dytë e edicionit të katërt të Big Brother VIP.

Këngëtarja dhe aktorja shqiptare qëndroi afro katër muaj në izolim dhe u rikthye në një personazh shumë të dashur për publikun.

Ajo pas përfundimit të këtij spektakli ka nisur punën menjëherë për projekte të reja muzikore.

Dhe së fundmi njoftoi se do të sjellë pjesën e dytë të “Mr Yesterday”, hitit me Noizyn.

Ky bashkëpunim është lansuar shumë vite më parë dhe ka qenë shumë hit i asaj kohe.

Foto: Screenshot/Instagram

Pritet të shihet se me çfarë do të vijnë tani dhe se çfarë kanë përgatitur për fansat e tyre.

Sidoqoftë, nuk ka dyshim se do të pëlqehet në masë të madhe dhe do të jetë një hit i verës.