Rozana Radi në drejtim të këtij emisioni në Top Channel?

Ish-finalistja e “Big Brother VIP Albania” Rozana Radi kohët e fundit është bërë mjaft e pranishme në mediat rozë. Përveç angazhimeve në muzikë, duket se ajo po përgatit edhe projekte të reja në televizion.

Së fundmi në rrjetet sociale po qarkullojnë zëra se Rozana mund të jetë pjesë e sezonit të ri të një emisioni pasditeje në Top Channel. Ndjekësit janë të bindur se ajo do të marrë drejtimin e këtij programi, duke sjellë një frymë të re në ekran, shkruan “Kosovarja”.

Megjithatë, asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht. Spekulimet janë shtuar pas raportimeve se Bieta Sulo pritet të largohet nga Top Channel, për t’iu bashkuar Radio Televizionit Shqiptar (RTSH).

Mbetet të presim për një konfirmim nga vetë protagonistët ditët në vazhdim.