Ish-legjenda e Manchester United, Roy Keane, i sulmoi ashpër të kuqtë pas barazimit 1-1 me West Ham në “Old Trafford”. Sipas Keane, ekipi nuk ishte mjaftueshëm agresiv për të marrë tri pikët, duke u ankuar për dobësinë e vazhdueshme dhe golat e pësuar në minutat e fundit.
Barazimi e la Manchester United jashtë mundësisë për të arritur vendin e pestë, pasi goli i Diogo Dalot u barazua nga Soungoutou Magassa në minutën e 83-të. Ky ishte i treti rast në pesë ndeshjet e fundit që ekipi nuk fiton pas golit të parë. Rezultati i fundit e vendos ekipin në vendin e 8-të me 22 pikë, 11 pikë larg liderit Arsenal.
“Sa herë shoh këtë Manchester United, mbetem i zhgënjyer. Nuk janë efektivë dhe as agresivë për ta përfunduar punën. Në tri ose katër ndeshjet e fundit ka qenë jashtëzakonisht frustrues. Kishin një mundësi të madhe dhe dukeshin të trembur. Mbrojtën si një ekip amator. Diogo Dalot tha pas ndeshjes se ekipi u nervozua pas golit të parë kundër West Ham, por arsyeja për të luajtur te Manchester United është të dish si të menaxhosh situata të tilla”, – tha Keane për “Sky Sports”.
The post Roy Keane kritikon Manchester United: Mbrohet si ekip amator, zhgënjimi i radhës appeared first on Telesport.











