Roy Keane: Ja dy propozimet e mia për trajner, Manchester United të marrë më të mirin

Ish-kapiteni i Manchester United, Roy Keane, ka vlerësuar punën e Michael Carrick, por mendon se ai nuk duhet të konfirmohet si trajner i përhershëm. Që nga momenti kur mori drejtimin në mes të janarit, Carrick ka arritur 7 fitore në 10 ndeshje, duke e ngjitur skuadrën në vendin e tretë të Premier League.

Megjithatë, Keane theksoi: “Ka bërë një punë shumë të mirë në rezultate, por nuk do t’i jepja kontratë përtej verës. Ka opsione më të mira se ai”. Irlandezo-veriori shtoi se fitoret kanë ardhur pa shumë rrezik dhe me kohë të mjaftueshme për t’u përgatitur.

Sipas ish-mesfushorit, drejtimi i Manchester United kërkon një trajner me më shumë përvojë në trofe dhe në Europë: “Tre muaj më parë askush nuk do ta konsideronte Carrick kandidat. Ka bërë mirë, por Manchester United duhet të synojë trajnerë të tjerë”.

I pyetur për emra konkretë, Keane përmendi fillimisht Thomas Tuchel, por kontrata e tij me Anglinë deri më 2028 e bën të pamundur. Dy zgjedhjet kryesore të Keane janë: Diego Simeone dhe Luis Enrique. “Duhet të kenë CV të pasur. Carrick mund të fitojë ndeshje, por duhet parë nëse mund të fitojë trofe”, – përfundoi ai.

The post Roy Keane: Ja dy propozimet e mia për trajner, Manchester United të marrë më të mirin appeared first on Telesport.