Roveshiata e Scott McTominay, e realizuar kundër Danimarkës në kualifikueset e Botërorit 2026, është shndërruar në një vepër arti dhe do të ekspozohet në “Scottish National Portrait Gallery” në Edinburg deri më 5 janar. Fotografia e bërë nga Ross MacDonald fikson momentin kur mesfushori i Napolit godet topin në një lartësi prej 2.53 metrash.
Ideja lindi nga reagimet e tifozëve në rrjetet sociale, të cilët e krahasuan gjestin spektakolar me një pikturë muzeu. Pikërisht ky entuziazëm e shtyu autorin ta trajtonte aksionin si një imazh artistik, duke e kthyer një moment sportiv në simbol estetik.
Ekspozimi i veprës në një nga institucionet kulturore më prestigjioze të Skocisë është një nder i veçantë për McTominay dhe dëshmi se futbolli, përtej rezultatit, mund të prodhojë momente që kapërcejnë sportin dhe hyjnë në art.
Some moments deserve to be framed.
Head to the Great Hall of the Portrait gallery in the heart of Edinburgh, where this iconic moment will be on display for free until Monday, 5 January. pic.twitter.com/hgwRVVd8hE
— Scotland National Team (@ScotlandNT) December 18, 2025
The post Roveshiata e McTominay shndërrohet në vepër arti, ekspozohet në galerinë kombëtare skoceze appeared first on Telesport.













