Lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të të atit, Pandeli Stefa, e ka bërë publik vetë këngëtarja përmes një postimi prekës në rrjetin social Instagram, ku ka ndarë dhimbjen e madhe dhe fjalët e fundit të lamtumirës, shkruan “Kosovarja”.
“Mé le të pikëlluar përjetë o babi im. E deshe shumë Kosovën dhe aty dhe frymën e fundit! Na rrite me sakrifica të mëdha, kalove male në këmbë që ne, fëmijët e tu të rriteshim të mbarë. Të dua shumë shumë shumë, sa dashuria nuk njeh kufi”, shkruan Rovena Stefa në mesazhin e saj emocional.
Në të njëjtin postim, këngëtarja njofton edhe detajet e ceremonisë mortore:
“Me hidhërim të thellë njoftojmë largimin nga jeta të babait tonë të shtrenjtë, Pandeli Stefa. Varrimi do të mbahet nesër në ora 14:00, pranë varrezave në Fier”.
Mesazhi i saj ka prekur ndjekësit, kolegë dhe miq, të cilët kanë shprehur ngushëllime dhe mbështetje për këngëtaren dhe familjen e saj në këtë moment të vështirë.
I shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Stefa.











