Trajneri i ri i Chelsea, Liam Rosenior, përgatitet për debutimin e tij në stolin e “blues”. Ai pranon se për të do të jetë një sfidë e vështirë, por edhe stimuluese. “Mezi pres. Si i ri, gjithmonë kam dashur të jem trajner, kam folur shumë për këtë”, tha Rosenior.
“Është shumë mirë që kjo mundësi erdhi në këtë fazë të karrierës sime, por fokusi im më i madh nuk është të jem trajner i Chelsea, por të jem një trajner fitues me Chelsea”, u shpreh trajneri i ri anglez.
Më tej, Rosenior komentoi: “Ky është mesazhi që u dhashë lojtarëve kur i takova për herë të parë. Duhet të nisim punën me shpejtësi për pjesën tjetër të sezonit. Do të jetë një periudhë fantastike”.
“Kur punoja në Strasburg, ata më mbështetën shumë. Jemi shumë të lidhur në mënyrën se si e shohim lojën për sa i përket rekrutimit, stilit të lojës. Mendoj se kjo është arsyeja pse u përfshiva në projekt që në fillim”, tha Rosenior.
“Për të qenë i sinqertë, kurrë nuk mendova se janari do të më gjendte këtu në Londër, si trajner i Chelsea. Por në jetë nuk e di kurrë se çfarë do të ndodhë“, përfundoi trajneri i Chelsea.
The post Rosenior pranon sfidën: E di që duhet të jem një trajner fitues me Chelsea appeared first on Telesport.










