Trajneri i Chelsea, Liam Rosenior, ka folur për mediat në prag të ndeshjes së radhës që “blues” do të luajnë në Premier League ndaj Brentford. Ai kërkon të ketë një lidhje të mirë me tifozët dhe u premton: “E vetmja gjë në të cilën mund të përqendrohem është puna ime”, tha Rosenior.
“I kuptoj tifozët, ata paguajnë para, e duan klubin e tyre. Ata duan më të mirën për klubin. Ajo që është më e mira për klubin është që të fitojmë ndeshje futbolli në fushë. Pra, sa më shumë ta bëjmë këtë, aq më pak shanse kemi për vërshëllima”, shtoi më tej trajneri i sapoemëruar i Chelsea.
Më tej, Rosenior komentoi: “Jam këtu për të ndihmuar këtë klub të fitojë trofe në afat të shkurtër dhe të gjatë. Dhe kjo është ajo në të cilën është fokusi im, të fitoj ndeshjen tjetër dhe t’i bëj njerëzit të shkojnë të lumtur në shtëpi”.
“Për mua, dua vetëm që të përqendrohemi në të tashmen. Duhet të jemi ekipi më i mirë i mundshëm. Më duhet pak kohë që të përpiqem të transmetoj disa gjëra, pasi nuk e kam atë kohë për stërvitje”, tha Rosenior.
“Ka edhe gjëra të tjera që mund të përpiqem për sa i përket pamjes sonë, asaj që përfaqësojmë si grup. Dhe, me lojtarët që kam këtu, mendoj se mund të bëjmë përparim domethënës në një kohë të shkurtër“, tha Rosenior.
The post Rosenior mesazh tifozëve: Premtoj se do të punoj shumë për Chelsea, jam këtu për të fituar trofe appeared first on Telesport.










