Trajneri Liam Rosenior mbrojti vendimin e tij për të bërë nëntë ndryshime në formacionin bazë, në fitoren 4-2 të Chelsea ndaj Wrexham në FA Cup. Një fitore e vështirë për londinezët pas 120 minutave lojës.
“Blutë” kishin nevojë për kohë shtesë dhe skuadra e Championship të mbetej me 10 lojtarë për të avancuar në çerekfinalet e turneut. Rosenior zgjodhi të bënte ndryshime të mëdha me një sy te përballja e Champions League me PSG në mesjavë.
“Nuk ishte performanca më e mire e skuadrës, por e dinim se ishte një ndeshje vërtet e vështirë. Pavarësishty kësaj, një trajner duhet t’u japë lojtarëve të tu mundësi. Duhet ta shohësh skuadrën tënde dhe ta menaxhosh atë”, tha Rosenior.
“Kjo skuadër ka luajtur më shumë ndeshje se çdo klub tjetër gjatë 18 muajve të fundit në futbollin botëror. Është çmenduri të vazhdosh dhe të rrezikosh lëndime lojtarësh kur duam të arrijmë atë që duam të arrijmë”, tha trajneri i Chelsea.
Në fund, Rosenior komentoi: “Disa nga elementët e lojës sonë ishin shumë të mira dhe ne jemi kualifikuar në raundin tjetër. Kjo është ajo që ka më shumë rëndësi“
The post Rosenior mbron 9 ndryshimet në formacion: Jemi klubi që ka luajtur më shumë ndeshje në 18 muajt e fundit appeared first on Telesport.










