Trajneri i Chelsea, Liam Rosenior, mendon se skuadra e tij ka dalë nga periudha e vështirë që pati javët e fundit. Disa humbje radhazi u ndalën kur Chelsea fitoi 7-0 ndaj Port Vale në FA Cup, duke i dhënë mundësi ekipit të shkojë në gjysmëfinale.
“Ka qenë një javë vërtet e rëndësishme pas pushimit ndërkombëtar. Kur kalon një moment të vështirë si ai që patëm ne në atë periudhë 10-ditore, del prej tij dhe pasi e analizon atë, kthehesh më i fortë dhe e di se çfarë dëshiron të rregullosh”, tha Rosenior.
“Kam një grup lojtarësh që ende besojnë, ashtu si unë, se mund të kemi një sezon të shkëlqyer për sa i përket fitimit të FA Cup dhe kualifikimit në Champions League”, shtoi më tej trajneri i Chelsea.
Më tej, Rosenior tha: “Ka qenë një pushim dy-javor për të cilin kishim nevojë. Fitorja na jep besim. Ky është qëllimi ynë, ne duam ta përfundojmë sezonin me një trofe. Qëllimi ynë është të shkojmë në finale dhe ta fitojmë trofeun”.
The post Rosenior: Kaluam një periudhë të vështirë, të bindur se mund të fitojmë një trofe dhe shkojmë në Champions appeared first on Telesport.









