Trajneri i Chelsea, Liam Rosenior, deklaroi se ishte i kënaqur me fitoren 4-1 në fushën e Aston Villa, e cila e ngushtoi në 3 pikë diferencën mes dy skuadrave në Premier League, që janë në luftë për vendin e katërt dhe të fundit që të kualifikon në Champions League.
I pyetur nëse ishte mbrëmja perfekte, Rosenior u përgjigj: “Mund ta kishim mbajtur portën të paprekur. Ishte një mbrëmje vërtet e mirë. Isha shumë krenar për ta dje. Kemi pasur disa goditje dhe kemi folur për një reagim pozitiv.”
Më tej, duke folur për rëndësinë e fitores, Rosenior tha: “Është e rëndësishme vetëm nëse e mbështesim me fitore të tjera. Duhet të jemi të qëndrueshëm. Kemi një ndeshje të madhe në FA Cup kundër Wrexham”.
“Pastaj kemi një ndeshje të madhe në Paris, pasi do të luajmë në Champions League kundër kampionëve të PSG dhe më pas kundër Newcastle. Nëse luajmë në atë nivel, do të jemi në një pozicion të mirë”, tha Rosenior.
“Për sa i përket kampionatit, nuk është vetëm Aston Villa dhe ne që jemi prapa që po luftojmë për Champions. Janë disa skuadra që janë në garë, ndaj duhet kujdes dhe vijueshmëri në rezultate”, tha Rosenior.
The post Rosenior i kënaqur me fitoren ndaj Aston Villa: Nëse luajmë në atë nivel, do të jemi në një pozicion të mirë appeared first on Telesport.










