Rosenior: Dy humbjet e fundit nuk duhet të na dekurajojnë, ashtu si në Paris, 15 minuta mund të vendosin gjithçka

Humbja 1-0 ndaj Newcastle në Premier League nuk e ka dekurajuar trajnerin e Chelsea, Liam Rosenior. Ai e di se´nuk ka kohë për të vajtuar, pasi të martën londinezët do të presin në “Stanford Bridge“ skuadrën e PSG, për sfidën e kthimit në Champions League.

Ajo ndeshje dhe ajo humbje kaloi, tani përgatitemi për sfidën që do të luammë nesër. Duhet të sigurohemi që lojtarët të jeni gati fizikisht. Duhet të zgjedhim një ekip që mund të luajë kundër PSG-së dhe të luajë me intensitet dhe energji“, tha Rosenior.

PSG është një ekip i shkëlqyer dhe pres një ndeshje të hapur e të fortë. Në përballjen e parë, deri 15 minuta para fundit të ndeshjes ishim në ekuilibër. Gjithçka dukej mirë, por gjërat nuk janë gjithmonë aq të mira sa mendoni“, shtoi trajneri i Chelsea.

Në fund, Rosenior tha: “Pavarësisht dy humbjeve të fundit ka një qëndrueshmëri në performancën tonë. Në dy ndeshjet e fundit, nuk kemi arritur të përfitojmë nga momentet që mkishim në favor ose diferencat, që sot vendosin fatin e  një loje“.

The post Rosenior: Dy humbjet e fundit nuk duhet të na dekurajojnë, ashtu si në Paris, 15 minuta mund të vendosin gjithçka appeared first on Telesport.