Trajneri i Chelsea, Liam Rosenior, që vetëm dy javë më parë ka marrë drejtimin e ekipit londinez, duke se gradualisht po fiton edhe zemrat e tifozëve. “Shpresoj. Jam shumë i lumtur që jam këtu. Është një klub fantastik, me mbështetje fantastike”, tha Rosenior.
“Marrëdhënia është dypalëshe. Duhet ta fitoj besimin e tyre. Jam i vetëdijshëm për këtë. Jo vetëm unë, stafi im, lojtarët, ekipi, performancat. Dhe shpresoj që me kalimin e kohës ata do të shohin se diçka e mirë mund të ndodhë këtu”, tha trajneri i Chelsea.
Më tej, trajneri i blues beson se skuadra është ende larg formës së saj më të mirë dhe beson se loja mund të përmirësohet në vijim: “Ka ende gjëra që duhet t’i korrigjojmë shpejt, pasi kemi ndeshjen ne radhës në Champions”.
“Unë jam i përqendruar në punën time, kjo është e rëndësishme. Dua t’i argëtoj të gjithë, por në këtë nivel bëhet fjalë për të fituar ndeshje. Nuk do të gjej justifikime. Jam shumë krenar për punën që kam bërë deri më tani në klube të ndryshme”, tha Rosenior.
The post Rosenior: Dua të fitoj edhe besimin e tifozëve, skuadra ka ende vend për përmirësim appeared first on Telesport.










