Rosenior: Do të doja të kisha patur më shumë kohë, kam ardhur në janar dhe më duhet të fitojmë menjëherë

Trajneri i Chelsea, Liam Rosenior, ka reaguar pas humbjes 3-0 që skuadra e tij pësoi ndaj Manchester City në Premier League. Sipas tij, gara për një vend në Champions League është ende e hapur.

Tani për tani, ne jemi ende në garë për Ligën e Kampionëve. Ende kemi mundësinë të fitojmë FA Cup. Tani na duhet të ndryshojmë disa gjëra. Nuk jam një trajner që fshihet pas lojtarëve të tjerë në tregun e transferimeve. Duhet ta ndryshoj tani”, tha Rosenior.

“Na duhet të fitojmë dhe duha ta bëjmë në këtë moment. Ky është një klub i madh futbolli. Kur erdha për herë të parë, nuk kërkova kurrë shumë kohë sepse e kuptoj këtë klub. I kuptoj traditat dhe historinë e këtij klubi. Por, do të doja ta kisha atë kohë”, shtoi Rosenior.

Më tej, ait ha: “Jam i bindur se në atë kohë, mund të krijosh diçka shumë të veçantë brenda kohës që duhet, të cilën edhe dikush me përvojë si Pep Guardiola ose Jurgen Klopp, kur fituan titujt, kishin një vit kohë për ta zgjidhur. Unë kam ardhur në janar”.

“Nuk është një justifikim. Është një realitet. Duhet të fitoj tani. Dhe kjo është ajo në të cilën do të përqendrohem“, përfundoi Rosenior.

The post Rosenior: Do të doja të kisha patur më shumë kohë, kam ardhur në janar dhe më duhet të fitojmë menjëherë appeared first on Telesport.