Wayne Rooney ka emëruar tri klubet të cilat ai i ka refuzuar pasi kishte bërë kërkesën për transferim tek Manchester United në vitin 2010.
Rooney e kishte deklaruar publikisht qëllimin e tij për t’u larguar nga Unitedi në tetor të 2010 mes shqetësimeve se ‘Djajtë e Kuq’ nuk po arrijnë t’i joshin lojtarët që nevojiten për të fituar trofe të mëdhenj.
Pastaj 24-vjeçari tha se ai i ka treguar Unitedit se nuk do të nënshkruaj kontratë të re, e cila skadoi në vitin 2012.
“Për mua ka të bëjë me fitimin e trofeve, siç ka bërë klubi gjithmonë nën drejtimin e Sir Alex. Për shkak të kësaj, mendoj se pyetjet që kam bërë kanë qenë të justifikuara”, kishte thënë Rooney.
Tani, gati 15 vite pas asaj sage, Rooney ka zbuluar identitetin e vërtetë të tri klubeve të cilat u përpoqën të nënshkruajnë me të gjatë asaj kohe.
Në një kolumnë për BBC Sport, ai tha se ekipet që kishin bërë një ofertë ishin Chelsea, Real Madridi dhe Barcelona.
“Në kokën time, unë isha gati të shkoja të luaja në Spanjë dhe disa diskutime ishin mbajtur”.
“Një marrëveshje me Real Madrid dukej më e mundshme për disa ditë, por ishte Barcelona ajo për të cilën mendoja më së shumti dhe se si do të përshtatesha me Lionel Messi, Andres Iniesta, Xavi dhe Busquets”.
“Në fund vendosa të qëndroja tek United, por Barcelona kishte një ekip të jashtëzakonshëm atë kohë dhe çdo lojtar do të donte të luante atje”, është shprehur ai.
Në rast se Rooney do të transferohej në Madrid, ai do të ribashkohej me ish-bashkëlojtarin e tij tek Unitedi, Cristiano Ronaldo, i cili kishte nënshkruar për ‘Los Blancos’ një vit më herët.