Wayne Rooney rrëfeu se disa tifozë të Evertonit, klubi që e bëri të njohur, i dëshiruan vdekjen pas transferimit te Manchester United më 2004 për mbi 30 milionë euro. “Mora kërcënime me vdekje, – konfirmoi ish-lojtari për BBC. – Shkuan dhe shkatërruan shtëpinë e prindërve të mi dhe të të dashurës sime”.
Ai shtoi: “Në ato momente duhet të jesh shumë i fortë mendërisht dhe të mbështetesh te njerëzit pranë teje. Largimi nga Evertoni ishte i vështirë, pasi shkoja te Manchester United. Dihet se Liverpool dhe Manchester United kanë një rivalitet të madh. Mentaliteti im ishte: ‘Nuk më intereson’. Dija çfarë doja dhe si ta arrija. Ishte e vështirë, sepse ishin njerëz nga qyteti im, por thashë: ‘Duhet të jesh egoist dhe të marrësh vendime’”.
Për ndryshimin e jetës në futboll atëherë dhe tani, Rooney përmendi rrjetet sociale dhe e krahasoi me djalin e tij Kai, 16 vjeç, në akademinë e Manchester United: “Tani janë rrjetet sociale. Kur isha i ri, dilja në gazeta dhe njerëzit në Liverpool më njihnin. Tani shoh djalin tim, sponsorizohet nga ‘Puma’ dhe ka mijëra njerëz që e shikojnë duke luajtur. Mua nuk më ndodhte kjo”.
The post Rooney: Mora kërcënime me vdekje kur u transferova te Manchester United appeared first on Telesport.











