Wayne Rooney ka reaguar pas deklaratave të Marcus Rashfordit, i cili fajësoi ambientin e Manchester United për faktin që ai nuk arriti të performonte siç duhet në Premier League.
Rooney e njeh mirë sulmuesin e huazuar te Barcelona, sepse kanë luajtur së bashku në 37 ndeshje për United midis viteve 2015 dhe 2017.
“Nëse nuk luan mirë ose mbetesh jashtë formacionit, atëherë patjetër që është më e lehtë të fajësosh ambientin. Kur e kemi parë në fushë, kemi vënë re se ai mund të vraponte më shumë dhe kjo nuk ka lidhje me ambientin”.
“Mund të gaboj, e dua shumë atë si djalë, por mendoj se kjo është një justifikim i panevojshëm”, ka reaguar Rooney, legjendë absolute e futbollit anglez.
The post Rooney i kthen përgjigje Rashfordit: “Mos u anko për ambientin! E ke justifikim!” appeared first on Telesport.