Ronela Hajati konfirmon lidhjen e re të dashurisë, publikon fotografi me të dashurin e saj misterioz

Ronela Hajati ka surprizuar fansat e saj me një hap që ata e prisnin prej kohësh.

Këngëtarja e njohur shqiptare ka ndarë në Instagram tri fotografi krah një mashkulli, duke lënë të kuptohet se është në një lidhje të re dashurie.

Në imazhet e publikuara, Ronela shfaqet e buzëqeshur dhe e afërt me partnerin e saj, ndërsa ambienti relaksues ku janë shkrepur fotot jep përshtypjen e një pushimi të këndshëm që çifti po shijon së bashku.

Foto: Ronela Hajati/Instagram

Ndjekësit e saj kanë reaguar menjëherë me komente pozitive dhe urime, duke e mbështetur këngëtaren në këtë kapitull të ri të jetës së saj private.

Megjithatë, identiteti i partnerit të Ronelës mbetet ende i panjohur, pasi ajo ka zgjedhur të mos e etiketojë, duke ruajtur një dozë privatësie.

Foto: Ronela Hajati/Instagram

Pas një periudhe të gjatë ku është përfolur kryesisht për karrierën muzikore dhe projektet e saj artistike, Ronela duket se këtë herë ka vendosur të ndajë edhe një anë më personale me publikun. Dhe sipas pamjeve të fundit, ajo duket më e lumtur dhe e dashuruar se kurrë.

Foto: Ronela Hajati/Instagram