Ronaldo uron festën e Fitër Bajramit

Sot është festa e Fitër Bajramit, ditë kjo e shenjtë për besimtarët musliman.

Edhe në futboll yjet e shumtë kanë uruar festën e Bajramit, ndër ta edhe ylli portugez, Cristiano Ronaldo.

Ronaldo, i cili luan te Al-Nassr në Arabinë Saudite, ka uruar Bajramin përmes një mesazhi.

“Duke uruar të gjithëve që festojnë festën e Bajramit të bekuar! Le të sjellë kjo kohë e veçantë gëzim, paqe dhe lumturi për ju dhe të dashurit tuaj”, u shpreh Ronaldo.