Ronaldo ka shënuar në minutën e 84’ për ta shpëtuar Juventusin nga humbja, që barazoi 1-1 me Torinon. Për portugezin, ky është goli i 21 në Serie A, i 28 me “Zonjën e Vjetër” në të gjitha garat.
Juve, tashmë me titullin në xhep, nuk ka arritur që të marrë më shumë se një pikë në shtëpi ndaj Torinos, duke barazuar 1-1.
Për “Zonjën e Vjetër”, tashmë kampione edhe matematikisht, kjo ndeshje vlente vetëm për statistika, derisa Torino po lufton edhe për zonën Champions League.
Të parët në epërsi kaluan mysafirët.
Ishte Sasa Lukic ai që shënoi për 1-0 në minutën e 18’ të ndeshjes.
Juve vuajti deri në minutën e 84’ për të gjetur golin e barazimit dhe pas disa tentimeve, më në fund ia arritën qëllimit.
Ishte Cristiano Ronaldo ai që shënoi për 1-1 në minutën e 84’, për ta shpëtuar Juven nga humbja.
Për Ronaldon, ky ishte goli i 21 në Serie A, që synon “Këpucën e Artë” në Itali.
Tani ka tre më pak se golashënuesi më i mirë, Fabio Quagliarella.