Ylli portugez Cristiano Ronaldo ka bërë një tjetër hap të rëndësishëm jashtë fushës, duke blerë 25% të aksioneve të UD Almería, aktualisht në vendin e tretë të “La Liga Hypermotion”, vetëm dy pikë larg kreut dhe me 15 javë ende për t’u luajtur. Lajmi konfirmon raportimin e publikuar nga “MARCA” më 16 maj 2025.
Operacioni u realizua përmes “CR7 Sports Investments”, filial i kompanisë së tij “CR7 SA”, përmes së cilës sulmuesi 41-vjeçar i Al-Nassr menaxhon investimet. Shifrat nuk janë bërë publike, por marrëveshja cilësohet si “investim strategjik” dhe pjesë e angazhimit afatgjatë të Ronaldos në pronësinë e klubeve. “Prej kohësh kam ambicien të kontribuoj në futboll, edhe përtej fushës. UD Almería ka bazë të fortë dhe potencial të madh rritjeje”, – deklaroi kapiteni i Portugalisë.
Presidenti Mohamed Al Khereiji përshëndeti hyrjen e tij si aksionar, duke theksuar se Ronaldo e njeh shumë mirë futbollin spanjoll dhe projektin e klubit. Investimi shënon rikthimin e tij në futbollin spanjoll, këtë herë nga zyrat.
Comunicado oficial:
Cristiano Ronaldo invierte en la UD Almería como parte del consorcio propietario del club liderado por SMC Group pic.twitter.com/0hGGWguEc0
— UD Almería (@U_D_Almeria) February 26, 2026
The post Ronaldo rikthehet në futbollin spanjoll, këtë herë nga zyrat. Blen 25% të këtij klubi appeared first on Telesport.









