Me rolin e ri që ka marrë tek Al-Nassr, ku Cristiano Ronaldo do ketë të drejtën të marrë pjesë në vendimarrjet e klubit, ylli portugez ka kërkuar transferimin e Rodrygo Goes nga Real Madrid.
Braziliani i pakënaqur me situatën aktuale në klub, ku ka humbur rolin e titullarit me ardhjen e Xabi Alonso-s, është përfolur shumë për një largim të mundshëm nga Madridi.
Prej kohësh po përflitet për një transferim të mundshëm të tij tek Arsenal. Sipas “Sky Sport”, në garë për Rodrygo-n ka hyrë edhe AL-Nassr me kërkesën e Cristiano Ronaldo-s, i cili e sheh Rodrygo-n, si partnerin e tij ideal në sulm.
Klubi saudit nuk e ka problem të paguajë shifrën e kërkuar nga Real Madrid që mendohet të jetë mes 80-90 milionë euro, po ashtu dhe një super rrogë për Rodrygo-n, por problem mbetet dëshira e brazilianit për të qëndruar ende në Europë.
Përveç Arsenalit, në Europë është përfolur edhe PSG-ja për një interes ndaj Rodrygo-s. Me përfundimin e rrugëtimit të Real Madrid në Kupën e Botës për Klube, pritet të vendoset njëherë e mirë fati i Rodrygo Goes.
The post Ronaldo nis aksionin për të sjellë tek Al-Nassr yllin e madh të Real Madridit appeared first on Telesport.