Ronaldo ia hedh paq, FIFA tregohet e “butë”. Portugezi do të luajë që në ndeshjen e parë të Botërorit

Kartoni i kuq i marrë në ndeshjen e parafundit kualifikuese atë ndaj Irlandës për goditje më bërryl ndaj kundërshtarit, mund t’i kushtonte Cristiano Ronaldos të paktën 3 ndeshje skualifikim.

Por, Komisioni Disiplino i FIFA-s është treguar i butë në këtë rast, duke e dënuar Cristiano Ronaldon me një ndeshje pezullim, të cilën ai e kreu në ndeshjen e fundit kualifikuese, atë ndaj Armenisë.

Kjo do të thotë që Cristiano Ronaldo do të ketë mundësinë të luajë që nga ndeshja e parë e Portugalisë në Botërorin e verës së ardhshme.

The post Ronaldo ia hedh paq, FIFA tregohet e “butë”. Portugezi do të luajë që në ndeshjen e parë të Botërorit appeared first on Telesport.