Sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo, pas paraqitjes së tij të fundit në Juventus, po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes.
Mirëpo si duket kjo gjë e ka lodhur 34 vjeçarin dhe tani ai dëshiron vetëm të lihet i qetë, shkruan Goal.
“Nuk mund ta mohoj se nganjëherë më pengon dhe është e lodhshme sepse duket se çdo vit më duhet ta dëshmoj se jam shumë i mirë”, ka thënë ai për El Pais.
“Kjo më bën më aktiv sepse çdo herë më duhet të stërvitem. Por ka momente kur unë them, më lini të qetë”.
https://youtu.be/moGIpcaStLI