Ronaldo “godet” sërish: Është më e lehtë të shënosh në Spanjë sesa në Arabinë Saudite

Ylli portugez Cristiano Ronaldo u bë sërish protagonist me deklaratat e tij në pjesën e dytë të intervistës me Piers Morgan, të publikuar në YouTube. Sulmuesi i Al-Nassr mbrojti nivelin e ligës saudite, duke thënë: “Është më e lehtë të shënosh në Spanjë sesa në Arabinë Saudite”.

Në moshën 40-vjeçare, Ronaldo vazhdon të luajë në elitë dhe krahasoi kampionatin saudit me ligat europiane: “Liga saudite është shumë më e mirë se ajo portugeze dhe franceze, sigurisht. Në Francë gjithçka është PSG”. Portugezi kritikoi faktin që liga saudite shpesh nuk përfshihet në statistikat e golashënuesve ndërkombëtarë.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” kujtoi edhe periudhën e tij në akademinë e Sportingut dhe foli për familjen: “Ajo që vlerësoj më shumë është besnikëria”. Sa i përket formës fizike, shtoi: “Gjithmonë mund të përmirësohesh”. Tani stërvitet me pesha 2–3 herë në javë dhe thekson se sekreti është “disiplina dhe vazhdimësia”. Në fund, mbrojti vështirësinë e të luajturit në Arabinë Saudite: “Shumë nuk e dinë çfarë është të vraposh në temperatura 40 gradë”.

The post Ronaldo “godet” sërish: Është më e lehtë të shënosh në Spanjë sesa në Arabinë Saudite appeared first on Telesport.