Ardhja e Michael Carrick në stolin e Manchester United, qoftë edhe si trajner i përkohshëm, i ka dhënë ekipit një frymë të re. Ai fitoi derbin ndaj City 2-0 dhe në ndeshjen e dytë mposhti Arsenalin kryesues, 3-2 në “Emirates”. Dy fitore prestigjioze që rikthyen në vëmendje parashikimin e Cristiano Ronaldos në dhjetor 2021: “Carrick ishte një lojtar i jashtëzakonshëm dhe mund të bëhet edhe një trajner i madh. Asgjë nuk është e pamundur për të”.
Carrick e kishte mbyllur edhe eksperiencën e parë si i përkohshëm te Manchester United me fitore 3-2 ndaj Arsenalit. Që nga ardhja e Arteta në stol, “topçinjtë” kanë humbur vetëm dy ndeshje, duke shënuar dy gola, të dyja kundër Carrick. Përveç drejtimit të Middlesbrough, ai ka qenë asistent i Mourinho dhe Solskjaer.
Mbështetje ka marrë edhe nga Rio Ferdinand, ndërsa Roy Keane ishte kritik: “United ka nevojë për një trajner me më shumë emër”. Ferdinand iu përgjigj: “Është mungesë respekti”. Edhe Schweinsteiger e përkrahu. Kontrata e Carrick skadon në qershor, e ardhmja mbetet për t’u parë.
Michael Carrick was a class act as a player and he can become a great coach as well. Nothing is impossible for this guy. Personally, I’m proud to have played with him by my side as well as with him as a manager on our bench. 🙌🏽👊🏽 pic.twitter.com/gCgxDcDQYw
— Cristiano Ronaldo (@Cristiano) December 3, 2021
The post Ronaldo e paralajmëroi 4 vite më parë: “Asgjë nuk është e pamundur për Carrick” appeared first on Telesport.










