Ronaldo Nazario, i njohur si ‘Fenomeni’, kujton një episod të paharrueshëm nga rinia e tij te Cruzeiro. Në intervistën me Juan Sebastián Verón, ai rrëfeu se kishte premtuar tre gola në një ndeshje: “Në minutën e 2-të, një lojtar më godet me grusht nga prapa. Nuk e dija nga vinte, ngrihem me gjak dhe ai më thotë: Këtu nuk do t’i shënosh kurrë tre gola”.
Gjatë 45 minutave të parë, ai mori tre grushte të papritura, duke i thyer dhëmbët dhe lënduar në fytyrë. Megjithatë, 16-vjeçari i ri asokohe arriti të rikuperonte qetësinë dhe në pjesën e dytë shikonte kundërshtarin, jo topin. Rezultati? 3-0 dhe Ronaldo shënoi të tre golat, duke treguar që ishte i papërballueshëm edhe në moshë kaq të re.
The post Ronaldo dhe anekdota e tij më brutale: Më thyen dhëmbët, tre grushte nuk i pashë nga vinin… appeared first on Telesport.










