Ronaldo, detajet e rinovimit stratosferik me Al Nassr. Do të fitojë mbi gjysmë miliardi euro në dy vite

Cristiano Ronaldo ka firmosur së fundmi rinovimin e kontratës me Al Nassr, ku do të qëndrojë edhe për dy sezone të tjera, deri në vitin 2027, kur të mbushë 42 vjeç. Një marrëveshje që, më shumë se ajo e mëparshmja, do ta mbushë me para sulmuesin portugez, siç ka zbuluar “The Sun”.

Tabolidi i njohur britanik ka renditur zë për zë çdo detaj të kontratës së re. E thjeshtuar, CR7 do të fitojë mbi gjysmë miliardi euro në dy vite, por shifra mund të kalojë 600 milionë euro falë bonuseve dhe përfitimeve të tjera.

Rroga bazë, nëse mund ta quajmë kështu, është 208.4 milionë euro në vit, praktikisht 6.5 euro në sekondë, ku shtohen 28.7 milionë euro si shpërblim firme për sezonin e parë dhe 44.5 milionë euro për të dytin.

Ka më tej bonuse të lidhura me paraqitjet në fushë: 4.7 milionë euro nëse fiton titullin e golashënuesit më të mirë në “Saudi Pro League”, 9.4 milionë euro nëse skuadra e Al Nassr fiton titullin kampion. Përveç kësaj, Ronaldo do të ketë të drejtën e 15% të aksioneve të Al Nassr, një kuotë e vlerësuar në 38.7 milionë euro.

Llogaritë mbyllen me përfitimet e lidhura me rinovimin: familja e CR7 do të ketë në dispozicion 16 persona me kohë të plotë (mes shoferësh, shërbëtorësh, kuzhinierësh, kopshtarësh dhe rojesh sigurie), me një kosto prej 1.6 milionë euro në vit, që do të mbulohet nga Al Nassr. Së fundi, klubi saudit do t’i vërë në dispozicion lojtarit 4.7 milionë euro në vit për përdorimin e një avioni privat.

The post Ronaldo, detajet e rinovimit stratosferik me Al Nassr. Do të fitojë mbi gjysmë miliardi euro në dy vite appeared first on Telesport.