Ronaldo arrin Messin në Olimpin e futbollit, askush tjetër si ata në histori

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi vazhdojnë të shkruajnë historinë e futbollit. Me kualifikimin e drejtpërdrejtë të Portugalisë në Botërorin e ardhshëm, Ronaldo barazon rivalin e tij të përjetshëm, duke siguruar pjesëmarrjen e gjashtë në një Kampionat Botëror.

Ky është një rekord absolut. Deri më sot, askush nuk kishte shkuar më shumë se pesë herë në këtë kompeticion. Tani portugezi ngjitet në majën e historisë së futbollit botëror, përkrah Messit, si dy lojtarët me më shumë pjesëmarrje në Kupën e Botës.

Para këtij kualifikimi, Ronaldo numëronte 5 Botërorë, në të njëjtin nivel me Gigi Buffon (Italia), Antonio Carbajal (Meksikë), Lothar Matthäus (Gjermani), Rafa Márquez (Meksikë), Andrés Guardado (Meksikë), Guillermo Ochoa (Meksikë) dhe Luka Modrić (Kroaci).

The post Ronaldo arrin Messin në Olimpin e futbollit, askush tjetër si ata në histori appeared first on Telesport.