Al-Nassr ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në transfertën ndaj Damac me shifrat 1-2, e vlefshme për javën e 16-të në ligën profesionale saudite.
Al-Nassr gjeti avantazhin që në minutën e 4-të me Abdulrahman Ghareeb, i cili shënoi me një goditje të lehtë brenda zonës. Pjesa e parë do të mbyllej 0-1 për miqtë. SHIKOGOLIN
Në fillim të pjesës së dytë, Al-Nassr shënoi golin e dytë me Cristiano Ronaldo, i cili gjeti rrjetën pas një asisti nga portugezi tjetër Joao Felix. Ky është goli i 960 në karrierë për Cristiano Ronaldon, ku tani i kanë mbetur edhe 40 gola për të arritur shifrën 1000 gola. SHIKOGOLIN
Vendasit ngushtuan shifrat në vazhdim, ndërsa rezultati përfundimtar u regjistrua 1-2 për Al-Nassr. Pas kësaj fitoreje, Al-Nassr renditet në vendin e dytë me 37 pikë, 4 pikë më pak se Al-Hilal, vetëm se ekipi i drejtuar nga Simone Inzaghi ende nuk ka luajtur për këtë javë.
The post Ronaldo, 40 gola larg rekordit shekullor. Al-Nassr fiton në transfertë dhe nuk heq dorë nga gara për titullin (video) appeared first on Telesport.










