Ronaldinho ka kritika për futbollin e sotëm: Nuk e shikoj dot një ndeshje të plotë…

Larg driblimeve magjike dhe buzëqeshjes që e bëri ikonë globale, Ronaldinho ka bërë një rrëfim surprizues. Ai nuk e shijon më futbollin si spektator. Në prag të ndeshjes së legjendave mes Barcelonës dhe Real Madridit në Los Anxhelos, braziliani pranoi se nuk i pëlqen ta ndjekë një ndeshje të plotë:

“Nuk më pëlqen të shoh futboll. Më pëlqen vetëm të shoh momentet më të mira, 90 minuta janë shumë. Vetëm nëse është një finale apo derbi…, përndryshe nuk më pëlqen. Nervozohem, filloj të mendoj: Si mund ta humbiste ai atë pasim? Dhe pastaj zemërohem”. Kampion bote me Brazilin në vitin 2002, Ronaldinho thotë se përvoja si lojtar e bën ta shohë lojën ndryshe, duke vënë re gabime dhe detaje që tifozët nuk i dallojnë.

Aktualisht ai merr pjesë në turin e legjendave të Barcelonës. Të dielën do të përballet me legjendat e Real Madridit në “BMO Stadium”, në kuadër të “The Legends Series LA 2026”, një klasike me aromë nostalgjie.

 

The post Ronaldinho ka kritika për futbollin e sotëm: Nuk e shikoj dot një ndeshje të plotë… appeared first on Telesport.