Ronaldinho flet me bindje: Shumë shpejt, Neymar do të kthehet në kombëtare

Lënia jashtë e Neymarit nga lista e fundit e Carlo Ancelottit për arsye teknike ka ndezur debatet në Brazil. Megjithatë, Ronaldinho është i bindur se sulmuesi i Santos do të rikthehet shpejt në kombëtare: “Besoj se është vetëm çështje kohe. Shumë shpejt do të jetë në kombëtare, duke e ndihmuar Brazilin ta fitojë sërish Kupën e Botës”.

Kampioni i botës 2002, edhe pse kërkon rikthimin e Neymar, nuk harroi të mbështeste Ancelottin, me të cilin ka punuar te Milani: “Ai sapo ka ardhur. Kam punuar me të te Milani, është trajner i suksesshëm, plot eksperiencë. I uroj më të mirat dhe shpresoj ta rikthejë Brazilin në majë.”

Neymar nuk ka luajtur me Brazilin që nga tetori 2023, pas një dëmtimi të rëndë në gju. Edhe pse u thirr nga Dorival Júnior më 2025, problemet fizike e mbajtën jashtë. Ancelotti shpjegoi se e la jashtë për të provuar alternativa, pasi Brazili tashmë është i kualifikuar për Botërorin 2026.

The post Ronaldinho flet me bindje: Shumë shpejt, Neymar do të kthehet në kombëtare appeared first on Telesport.