Lyoni ka konfirmuar traditën e vet historike braziliane duke siguruar huazimin e Endrick, sulmuesit të Real Madridit, i lindur në vitin 2005, në një nga operacionet më të rëndësishme të Ligue 1 në vitet e fundit. Talenti i ri, i rritur te akademia e Palmeiras, mbërrin në Francë me synimin për ta rilançuar karrierën e tij europiane, pas një periudhe të vështirë në Madrid, ku pati pak vazhdimësi.
Në Brazil, kalimi i Endrick te Lyoni ka ngjallur entuziazëm të madh. Mes atyre që e ndjekin nga afër është Romario, legjendë e Brazilit dhe kampion bote më 1994: “Endrick është një nga talentet e mëdhenj të Brazilit. Fatkeqësisht te Real Madridi nuk pati shumë mundësi, por është një lojtar cilësor; di të shënojë, e ka golin në gjak. Shpresoj që kjo përvojë te Lyon ta ndihmojë të bëjë hapin përfundimtar”.
Lyon e sheh Endrick jo vetëm si përforcim teknik, por edhe si simbol të lidhjes së tij me futbollin brazilian. Për sulmuesin e ri, aventura franceze do të jetë një provë vendimtare edhe në funksion të thirrjes së mundshme nga Carlo Ancelotti për Kupën e Botës 2026.
The post Romario “bekon” huazimin e Endrick: E ka golin në gjak, shpresoj të bëjë hapin përfundimtar appeared first on Telesport.










