Roma shënoi fitore minimale kundër Udinese-s (Video)

Skuadra e Romës ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme në përballjen kundër Udinese.

Në ndeshjen që ishte e vlefshme për xhiron e 32-të në Serie A, skuadra nga kryeqyteti ka fituar me rezultatin minimal, 1 – 0.

Në një pjesë të parë gola nuk pati dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultatin e barabartë.

Ishte pjesa e dytë ajo që vendosi takimin, me golin e vetëm të shënuar nga Edin Dzeko, në minutën e 67-të.

Kjo fitore ka rëndësi të madhe për skuadrën e udhëhequr nga Claudio Ranieri, pasi kështu ata mbajnë gjallë shpresën për një vend në top katërshen, që do të siguronte kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Me këtë fitore, Roma përkohësisht mban vendin e katërt, me 54 pikë, dhe shpreson në dështimin e Milan në ndeshjen kundër Lazio.

https://streamable.com/79rmv