Roma ka shënuar fitore ndaj Monzas me rezultat 4-0 në kuadër të ndeshjes së fundit të javës së 26-të të Serie A.
Romanistët e nisën mirë takimin duke shënuar që në start.
Eldor Shomurodov asistoi te Alexis Saelemaekers që shënoi për 1-0 në minutën e 10-të.
Në minutën e 32-të, Roma shtoi epërsinë në 2-0 ku Matias Soule asistoi te Eldor Shomurodov.
Pjesa e dytë ishte e njëjtë, me Romën që ishte më kërkuese.
Rezultati shkoi në 3-0 në minutën e 73-të, kur Bryan Cristante asistoi te Angelino, i cili gjeti rrjetën.
Krejt në fund edhe r Bryan Cristante shënoi për 4-0, duke mbyllur takimin.
Roma me këtë fitore vazhdon ngjitjen, kur me 40 pikë mban vendin e nëntë, vetëm dy pikë larg garave evropiane.