Pas humbjes 0-1 ndaj Napoli-t fundjavën e kaluar, Roma ka pësuar sot humbjen e dytë rresht, duke u mundur 1-0 nga Cagliari. Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola.
Vendasit e nisën vrullshëm pjesën e dytë. Zeki Celik ndëshkohet me karton të kuq pas një faulli ndaj Folorunsho. Fillimisht u dyshua se ndërhyrja ishte brenda zonës dhe arbitri dha penallti. Ndërhyn VAR, arbitri sheh pamjet në ekrah dhe ndërhyrja ishte në kufijtë e zonës së rreptësisë. Vetëm karton i kuq për mbrojtëisn turk të Romës.
Ndërkohë në minutën e 82-të, pas një veprimi të bukur në zonë, Gianluca Gaetano gjen rrjetën dhe i jep Cagliari-t avantazhin e shumëkërkuar. Rezultati final 1-0. Pas kësaj fitoreje, Cagliari ngjitet në vendin e 14-të me 14 pikë, Roma mbetet në vendin e 4-të me 27 pikë.
The post Roma fillon rrëshqitjen, Cagliari i shkakton humbjen e dytë rresht (video) appeared first on Telesport.











